(2L ONLINE) – Ekipi Komunal në Viti për nënshkrimin e peticionit për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë të dhunuara gjatë luftës në Kosovë është vizituar sot nga anëtarja e bordit nga shoqëria civile për nënshkrimin e peticionit Eliza Hoxha.
Gjatë konferencës për shtyp ajo ka kërkuar nga qytetarët vitias dhe më gjerë që të përkrahin këtë nisëm me qëllim që ky peticion të ju adresohet OKB-së për krimet e kryera seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“Peticioni krijon një rrugë të re dhe të mundshme që zëri i qytetarëve të Kosovës dhe thirrja e tyre për drejtësi ndërkombëtare për këto gra të shkoj deri në veshin e Kombeve të Bashkuara dhe të kërkohet një raportim për këto raste të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë” u shpreh Hoxha.
Ajo potencoi se në këtë mënyrë mund të vihet gjykimi ndaj kryesve të këtyre veprave të tilla.
Ndërsa zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se kjo nisëm është përkrahur fuqishëm nga kabineti i kryetarit Haliti, Këshilltarë të Kuvendi Komunal,Këshillat e fshatrave dhe të gjithë mekanizmave të tjera.Këtë nisëm e ka përkrahur fuqishëm kabineti i Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përmes Koordinatores për të Drejtat e Njeriut, Ibadete Hyseni dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal, Kryetarët e Këshillave të fshatrave, Zyrtarë nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës dhe i gjithë mekanizmi adekuat.
Në emër të kryetarit të komunës por edhe emrin tim i falënderoj të gjithë për realizimin e peticionit” u shpreh Aliu. Për ndryshe dyshohet se gjatë luftës në Kosovë 20.000 gra kanë qenë viktimë të dhunës seksuale. /2L ONLINE/