Problemet e furrave të bukës, shitja e produketeve nën kosto të ulët, uja çmimit i energjisë elektrike prej 50%, kamata prej 5 % për para të imëta nga bankat komerciale, të rritet kontrolli i kualitetit të bukës, të luftohet tregu joformal, ku bëhet prodhimi i produkteve pa licenca, të krijohet një rregullator për përcaktimin e çmimit të bukës, mungesa e pnuëtorëve profesional dhe peticioni i ogarnizuar, ishin temat e konferecë së oraganizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës me bizneset e këtij sektori.
OAK pas konsultimeve me këtë sektor ka mbledhur derimë tani dhjetra nënshkrime nga furrat duke bërë një peticion të cilin do ta dërgojnë në Qeveri, në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Rreze Cana zyrtare në Odën e Afaraizmit të Kosovës, prezantoi problemet e identifikuara dhe pikat të cilat kanë nxjerrë për zgjidhjen e këtyre problemeve që furrat po hasin gjatë punës së tyre dhe po iu shkaktohen dëme.
Cana theksoi se duhet të krijohet një rregullator për përcaktimin e çmimeve të produkteve esenciale, për shkak të rritjes së çmimit të miellit furrat janë detyrar ta rrisin çmimin e bukës.
Ulja e çmimit të energjisë elektrike për bukëpjekës minimum deri në 50%, shembull kemi Shqipërinë e cila sivjet ka marrë vendim për furrat e bukës të ulet çmimi i energjisë elektrike deri në 50%, pra tarifat dhe çmimet e miratuara nga Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri për 2018 në 0.4 KW të jetë 7.6 ku për klient në 0.4 është 14 .Atëherë nëse marrim të njëjta masa tarifa dhe çmimi aktualisht që është 11.27 KW për bukëpjekësit të jetë 56.35 KË. Sipas ligjit për energji elektrike, neni 5 paragrafi i parë: Rregullatori ose Qeveria varësisht nga fushat e përgjegjësisë së tyre mund të vendosin obligime të shërbimit publik për ndërmarrjet e energjisë, në bazë të interesit publik dhe në interes të përgjithshëm ekonomik, të cilat kanë të bëjnë me: 1.1. sigurinë, duke përfshirë sigurinë e furnizimit; 1.2. rregullsinë; 1.3. cilësinë dhe çmimin e furnizimit; 1.4. mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e konkurrencës, duke përfshirë efiçiencën e energjisë, energjinë nga burimet e ripërtërishme dhe ndryshimet klimatike. Kështuqë kemi mbajtur takim me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë ku kemi shprehur kërkesën dhe kemi mbetur për bisedime të mtutjeshme tha Cana.
Sipas saj kërkesa tjetër që kanë parashtruar furrat është të largohet kamata prej 5% për para të imëta prej bankave komerciale ku bukëpjekësit janë të detyruar që për kthimin e parave të imëta në para të letrës të paguajnë një kamatë prej 5-8%, gjë që është e paarsyeshme.
Të rritet kontrolli i kulitetit të produkteve, shumë biznese që shesin produktet të ndryshme po shesin dhe produkte të bukës me çmim përgjysmë më lirë se furrat dhe me kualitet të dobët gjë që ndikon në shëndetin e qytetarëve, tha zyrtarja e OAK-së.
Gjithashtu një kërkesë tjetër që nuk duhet mënjanuar është edhe tregu joformal ku po bëhet prodhimi i bukës pa licenca, ku disa biznese po funksionojnë pa licenca gjë që është në kundershtim me ligjin për shoqeritë tregtare, shtoi më tej Cana.
Ajo tha se duhet të plotësohen kriteret për hapjen e furrave pastaj të hapen furrat, sepse gjatë kohës së hapjes së biznesit kërkohet nga inspektoriati që të kontrollohen pajisjet, produktet dhe veprimtaritë e tjrea siç janë të parashikuara.
Cenë Gjuraj nga Furra Apollonia tha se kanë një sërë problemesh ndër to problemin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe rritjes së çmimi të miellit. Ai tha se Kryeministri i Republikës së Kosovës na ka akuzuar si furra që kemi ngirtur çmimin e bukës por që me këtë nuk kanë të bëjnë furrat por ka të bëjë me rritjen e çmimit të miellit që e kanë rritur tregtarët e miellit. Siaps tij çmimi ështe ngritur ngaqë kanë qenë duke punuar nën kosto të prodhimit.
Ndërsa Avni Muhadri nga Furra Dreni tha se ne si prodhues po ballafaqohemi me shumë probleme si ngritja e çmimi të energjisë elektirke dhe çmimit të miellit dhe janë arsyet që na kanë detyruar të ngrisim çmimin e bukës. Ai theksoi se krijimi i rregullatorit për përcaktimin e çmimit të produkteve esenciale do të ishte e mirë se ardhur dhe do të na mbronte neve si prodhues që mos të shitet buka nën çmimin e kostos me çmimin e prodhimit.
Derisa Driton Martinaj nga Furra Graniti përmendi faktin se pagat për punëtorët furrtarë po rriten por mungojnë punëtor profesonal dhe në shumicën e rasteve po largohen nga vendi për të punuar jashtë Kosovës.
OAK do të vazhdoj të qëndroj pranë bizneseve deri në jetësimin e kërkesave të tyre që ato të funksionojnë më mirë.