(2L ONLINE) -Autoritetet Policore të Kosovës kanë bërë me dije për incidentet kriminale të regjistruara në statistikat policore ne Drejtorinë Rajonale të Gjilanit ku veçohen tri raste , një dhunë familjare, një rast ku janë evidentuar lëndime të rënda trupore, dhe një me lëndime të lehta trupore, e ku bilanci nga këto tri raste janë pesë të arrestuar.
Kur është në pyetje rasti i cilësuar nga policia si ‘dhunë familjare”, mësohet se në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë viktimën femër K/Shqiptare si dhe kishte demoluar dhe thyer orenditë shtëpiake. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Ndërsa rasti i “lëndimit të rëndë trupor” kishte ndodh në rrugë ne Kumanovës në Gjilan. Pas hetimeve te zhvilluara ne lidhje me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
E, rasti i tretë i cilësuar si “lëndim i lehtë trupor” ka rezultuar me dy të arrestuar. Sipas policisë janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi qe te njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur ne mes vete m ç’rast kane pësuar lëndime trupore. Te dyshuarit kane pranuar tretmanin mjekësor. Me urdhër te prokurorit te dyshuarit janë liruar ne procedure te rregullt. /2L ONLINE/