Interi bëhet gati të djegë konkurrencën e ashpër me të cilën po përballet për të siguruar Marash Kumbullën, të cilin në Itali e vlerësojnë si një nga talentet më të mëdhenj në qarkullim në mbrojtje.
Mediat italiane kanë zbuluar se drejtuesit zikaltër do të jenë të parët që do të takojnë presidentin e Veronës, Mauricio Seti, për të siguruar firmën e futbollistit të talentuar shqiptar.
Kumbulla ka djegur çdo etapë dhe po tregon personalitet të jashtëzakonshëm në një kampionat të vështirë siç është ai italian.
Ndaj përveç Interit, drejt tij kanë hedhur sytë Juventusi, Lacio, Atalanta, skuadra franceze dhe skuadra angleze, me Manchester United që përmendej së fundmi në mediat ndërkombëtare si i interesuar për futbollistin.