Në Përfaqësuesen U-17 të Zvicrës janë ftuar pesë futbollistë shqiptarë për kampionatin evropian që mbahet në Maltë nga 9 deri më 21 maj, ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Zvicrës të premten.
Për Zvicrën në evropian do të paraqiten Albian Ajeti (Basel), Samir Bajrami (Grasshopper), Arxhend Cani (Basel), Mirlind Kryeziu (Zuerich), Alban Selmanaj (Basel).
Zvicra bën pjesë në Grupin B së bashku me Gjermaninë, Portugalinë e Skocinë, shkruan sot Koha Ditore