Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati priti sot një delegacion të lartë të gjeneralëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, në krye me gjenerallejtënant Musa Avsaver, shef i komunikimit në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë (FART).
Komandant Kastrati e njoftoi delegacionin e Foracave të Armatosura të Turqisë mbi zhvillimin e FSK-së, operacionalizimin, kapacitetet, trajnimet, mbështetjen për komunitetin si dhe aktivitetetet humanitare. Po ashtu, gjeneral Kastrati shprehu edhe falenderimin për mbështetjen dhe përkarhjen që FARKT i ka dhënë FSK-së, gjatë procesit të ngritjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale dhe përkrahjen e vazhdueshme që forat turke i kanë dhë në përgjëthsi FSK-së.
Gjenerallejtënant Musa Avsaver, shef i Komunikimit në Shtabin e Përgjithshëm të FART, u shpreh jashtzakonisht i kenaqur me nivlin e bashkëpunimit të deritanishëm me FSK-në, dhe njikohësisht shprehu gatishmërinë për bashkëpunim edhe më të gjerë në të ardhmen, në fushën e mbrojtjes.
Gjatë takimit të përbashkët të dyja delegacioneve, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli bëri një prezantim për të arriturat e FSK-së, si edhe i njoftoi të pranishmit mbi procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë së Kosovës, dhe për rekomandimet që kanë dalë nga ky proces.
Ministri Çeku lavdëroi punën e kontigjentit turk në kuadër të KFOR-it
Delegacioni i lartë i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë u pritën në takim edhe nga ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë, Agim Çeku. Gjatë takimit, ministri Çeku i njoftoj mysafirët me procesin nëpër të cilin po kalojmë si Kosovë në drejtim të krijimit të FAK, si dhe përmendi një varg temash në të cilat Republika e Turqisë mund dhe ka kapacitet për të mbështet Kosovën. Gjithashtu ministri Çeku lavdëroi punën e kontigjentit turk në kuadër të KFOR-it si edhe punën e këshilltarit ushtarak turk në ministri dhe gjithashtu edhe mbështetjen e instruktorëve turk në FSK.
Nga ana e tij gjenerallejtënant Musa Avsaver, kryesues i delegacionit u shpreh se është i lumtur që FSK-ja po përmbyll me sukses misionin dhe se po hapet një kapitull i ri për Kosovën në fushën e Mbrojtjes. Ai tha se ashtu si edhe populli turk, ashtu edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë iu gëzohen të arriturave dhe sukseseve të vendit tuaj.
Në përbërje të delegacionit të FA të Turqisë ishin edhe: gjenerallejtënant Sezai Bostanci, nënsekretar i ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, gjeneralmajor Mustafa Ozsoy, shef i Departamentit të Kundërzbulimit, Inteligjencës dhe Sigurisë, gjeneral major Gursel Ozturk, zëvendës i nënsekratarit të ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, gjeneral brigade Riza Cagatay Erdogan, shef i Departamentit të Inxhinjerisë dhe kolonel Zorlu Topaloglu, nga Komanda e Kontigjentit Turk, kolonel Erdal Dodurga, këshilltar i komandantit të FSK-së dhe kolonel Hasan Aydogdu, Atashe Ushtarak i Republikës së Turqisë i akredituar në Kosovë.
Ndërsa në pritje të delegacionit turk nga FSK-ja ishin të pranishëm edhe gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, zëvendëskomandnt i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Bashkim Jashari, shef i Inspektoriatit të FSK-së, gjeneral brigade Ilaz Derguti, komandanti i Brigadës për Mbështetje Operacionale, kolonel Skender Zhitia, shef i Departamentit të Personelit dhe nënkolonel Hasan Hoxha, ushtrues detyre i shefit të Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri në MFSK.
Ministria për FSK dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë nga 24 dhjetori 2009 kanë të nënshkruar marrëveshje bilaterale, e cila i ka të rregulluara të gjitha fushat e bashkëpunimit. /RTK/