Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji kundër Austrisë dhe Andorrës, të cilat zhvillohen më 9 e 13 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në këtë listë spikasin emrat e Edi Sylisufajt, Alban Ajdinit, David Nreca-Besinger dhe Shaban Kuqukut, që grumbullohen për herë të parë me Dardanët e rinj, teksa rikthehet pas disa ndeshjeve mungesë edhe Arton Zekaj.
Dardanët e rinj grumbullohen të hënën në hotel “International Prishtina”, derisa stërvitjen e parë e mbajnë po këtë ditë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00, njofton FFK.