Nën shoqërimin e Ministrit, Uran Ismaili dhe ambasadores së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, dr. Basri Sejdiu, ka qëndruar sot në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit për të marrë pjesë në përurimin e CT-së së re.
Tomografia e Kompjuterizuar (CT) është 128 shtresore, kushton 400 mijë euro dhe është donacion i Qeverisë së Luksemburgut.
Drejtori Sejdiu tha se CT-ja e re do të rrisë cilësine e shërbimeve, i bindur se më së shumti do të përfitojnë pacientët.
“Një falënderim i madh shkon për Qeverinë e Luksemburgut. Përfituesit më të mëdhenj janë pacientët. Një prej hallkave më të rëndësishme është kjo CT, që do ta ngritë nivelin profesional të trajtimit të pacientëve”, theksoi Sejdiu.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ndërkaq, uroi profesionistët shëndetësorë për pajisjet, duke thënë se CT-ja e re është më modernia në vend.
“Kemi një pajisje të re, e cila është më modernia në Kosovë, e cila ngrit shërbimet tona që nuk I kemi pasë ndonjëherë këtu dhe gjitha këto vijnë për qytetarët, që ata të mos presin me javë. Kjo tregon që modernizimi i spitaleve tona ndihmon tanë të mos shpenzojnë shumë para”, deklaroi Ismaili.
Në anën tjetër, ambasadorja, Natacha Gomes, tha se Luksemburgu e ka përkrahur Kosovën tash e 20 vjet dhe kjo pajisje dëgjova që është më e avancuara në Kosovë.