DYLON

Nënkryetari Ismajli i gëzohet suksesit të pilotit Dorian Kadriu

Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, shprehet krenar me suksesin e Dorian Kadriut, të riut gjilanas me prejardhje nga Lugina e Preshevës.

Ai këtë e ka shprehur përmes një psotimi në profilin e tij në facebook,  duke thënë se të rinjtë si Doriani na bëjnë të ndjehemi krenar dhe të lumtur.

Ja postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

Miq,

Jashtëzakonisht i lumtur, të ndajë me ju një lajm të mirë, për të riun gjilanas, Dorian Kadriu, i cili po ecën me hapa të sigurt dhe të drejtë në rrugën e dijes!

Pikërisht, sot në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë, kur mijëra të rinj rinisin garën e madhe të mësimnxënies, një i ri gjilanas me prejardhje nga Lugina e Preshevës, na bënë të ndjehemi krenar dhe të lumtur.

Nuk ka rrugë tjetër më të ndritshme se rruga e dijes, e cila do na dërgojë drejtë zhvillimit të mirëqenies së shoqërisë, vetvetes dhe vendit në përgjithësi!

Vendi ynë është i mbushur me talentë të ndryshëm, dhe e jona është që nëse nuk mundemi t’i ndihmojmë të paktën mos ta pengojmë zhvillimin e tyre!

Jemi këtu për të bëre më të mirat për brezin e ri, sepse ata janë pasqyra më e mirë e punës sonë!

Pilot kosovar vetëm 18 vjeçar!

Përgjithmonë krenar!

https://www.facebook.com/arberrismajli/videos/pcb.2424772414520292/2424772257853641/?type=3&theater

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.