Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues së GLV “Vitia” kanë bërë sot përurimin e urës në fshatin Sadovinë e Jerlive, konkretisht tek vendi i quajtur “Gilbush”.
Ndërtimi i kësaj ure është mirëpritur jo vetëm nga fermerët e fshatit Sadovinë e Jerlive, por edhe nga ata të fshatit Sllatinë e Ulët pasi që në këtë pjesë shumë banorët të këtij fshati kanë tokat e tyre bujqësore.
Përndryshe ndërtimi i urës është financuar nga 80 % e mjeteve prej Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës kurse 20% e mbetura janë financuar nga projekti Aftësitë për Punësim Rural ndërkaq implementimi i këtij projekti është bërë nga Grupi Lokal i Veprimit “Vitia”.
Pos ndërtimit të urës në vendin e quajtur “Gilbush” është bërë pastrimi dhe hapja e përroskës.