Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim përfaqsuesin e kompanisë “Euro Sky CO” nga shteti i Kuvajtit, Bader Muhammed Alajmi, si dhe përfaqësuesin e Organizatës “Qëndresa Kosovare”, Samir Salihu.
I pari i komunës ka falëndëruar të pranishmit për bashkëpunimin dhe investimin e bërë për objektin e Shkollës Profesionale “Andrea Durrsaku”, në Kamenicë.
“Investimi më madh është investimi në edukim. Ofrimi i kushteve dhe mundësive për të rinjtë për t’i përgatitur për tregun e punës jashtë, është synimi ynë si qeverisje. Për këtë falënderoj përfaqësuesin e kompanisë “Euro Sky CO” që bëri të mundur këtë investim me ndërmjetësimin e Organizatës “Qëndresa Kosovare”. Bashkëpunimi ynë ka qenë i shkëlqyeshëm dhe do të vazhdojë ende”, ka thënë Kryetari Rahimaj.
Kryetari Rahimaj së bashku me z.Muhammed Alajmi dhe z.Salihu kanë përuruar objektin e Shkollës Profesionale “Andrea Durrsaku” në Kamenicë, investim ky që arrin shifrën gjysëm milionëshe dhe ofron mundësi të mira për të rinjtë që të përgatiten për tregun e punës. /2LONLINE/