DYLON

Parashikimi i motit për pesë ditë

Parashikimi i motit për pesë ditë
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në  këto pesë ditë (30 janar – 03 shkurt), parashihet të jetë me mot kryesisht te vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell.

Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet – 4 deri 8 gradë Celsius.Rigat e dobëta parshihen ditën e marte dhe të enjte, ndërsa fjollat e dobëta të borës parashihen ditën e premte.

EkoHigjiena

Edhe pse keto reshje të intensitetit të dobët parashihen gjatë ditëve të ardhshme, nuk do të përfshijnë gjithë territorin . Reshje të intensitetit mesatar parshihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës..

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.