Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë bërë përurimin e renovimit të SHFMU ”Abaz Ajeti”.
“Mbi 500.000 euro është investimi në termoizolim, ndërrimi i kulmit, dyer e dritare, sistem të ngrohjes, ndriçim LED, gëlqerosje, nyje sanitare, laboratore të shkencave të natyrës”, tha kryetari Hyseni.
Ai ka nënvizuar se ky investim mund të konsiderohet si njëri ndër investimet më të mëdha, të bëra ndonjëherë në histori të shkollës. /2LONLINE/