Drejtori i administratës komunal, Arben Dubova, ka thënë se rëndësia e këtij numratori është e madhe, sepse sistemon palët si dhe informon ato për kohën kur mund ta marrin shërbimin e nevojshëm, duke mënjanuar kështu radhët dhe tollovitë e panevojshme.
Qemajl Mustafa, kryetar i Komunës, i cili e ka lëshuar në punë numëratorin elektronik, duke shtypur butonin e parë, ka thënë se kjo mënyrë e punës avancon transparencën dhe barabarësinë në ofrimin e shërbimeve si dhe eviton mundësinë e privilegjeve të kujtdo qoftë.
“Administrata komunale, që më herët i ka rrënuar muret dhe sportelet e mbyllurat dhe ka kaluar në formën e hapur dhe transparente të punës. Projekti i ri është edhe një dëshmi se si me një ide e mirë dhe pak investime, mund të bëhen hapa shumë të mëdhenj në qeverisje”, ka thënë Mustafa.
Mustafa tha se ky model i punës kursen kohën e palës dhe të zyrtarit, rrit transparencën dhe barazon qytetarët në shërbimet komunale.
“Ky edhe është qëllimi i administratës si dhe qeverisjes së mirë, sepse të gjithë taksapaguesit duhet të shërben njësoj”, ka thënë Mustafa.
Kreu i komunës theksoi se jo rastësisht Gjilani është zgjedhur disa herë si komuna më e mirë në qeverisje, për transparencë dhe respektim të ligjit.
Mustafa ka përgëzuar me këtë rast drejtorin e administratës komunale si dhe stafin e tij për punën e mirë që janë duke e bërë, ndërkohë që ka premtuar se do të vazhdohet tutje në funksionalizimin e shërbimeve./2lonline/