Janë përuruar sallat e edukatës fizike në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” dhe në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan.
Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se përkushtimi i qeverisë komunale është për më shumë investime nëpër shkolla, për rritje të cilësisë në arsim dhe për një rini të shëndoshë.
Sipas tij më kryesorët janë nxënësit tanë, të cilëve u duhet një arsimim cilësor, trup dhe mendje e shëndoshë.
I pari i Gjilanit, falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar e janë angazhuar që këto shkolla të bëhen me salla të sporteve të bukura.
Shpend Nuhiu, drejtor i Arsimit në Gjilan, tha se është ndjenjë e mirë kur ka investime të tilla.
Ai kërkoi më shumë ushtrime e kalitje fizike dhe më shumë investime në infrastruktuprë.
Ndërsa Jeton Rexhepi, drejtor në Gjimnazin Shoqëror ,,Zenel Hajdini,,, ka theksuar se ky është një moment përurimi e gëzimi dhe ishte një investim shumë i nevojshëm që i shërben rritës së edukimit dhe zhvillimit fizik e mental.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar që të kenë një rini të shëndoshë. /2LONLINE/