Është përuruar projekti mjedisor i eko klubit të Shkollës së Mesme “Zenel Hajdini” dhe “Mehmet Isai”, pêrkatësisht panelet solare.
Nxënësit e dy shkollave kanë prezantuar aktivitetet e zbatuara në kuadër të projektit mjedisor të eko klubeve.
Ata treguan se në kuadër të projektit YENI, eko-klubet kanë përfunduar zbatimin e aktiviteteve të projektit të tyre mjedisor.
Sipas tyre qëllimi i këtij aktiviteti është që të përurohet zbatimi i projektit të eko klubit dhe të promovohen investimet e përfunduara në kuadër të projektit të paneleve solare për dy shkollat.
Në emër të kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni, nënkryetarja e komunës Leonora Morina Bunjaku, para të pranishmëve, ka përgëzuar nxënësit e dy shkollave për realizimin e projektit mjedisor duke e quajtur mjaft të rëndësishëm.
Drejtoresha e Arsimit të Komunës së Gjilanit Albana Demiri, tha se vetëm për dy vite katër shkolla të komunës bëhen me panele solare me anë të projektit YENI nga Caritasi Zvicëran”.
Ajo shtoi se në vazhdën e shumë aktiviteteve, u bë edhe përurimi i paneleve solare për dy Shkolla të Mesme të komunës; gjimnazi “Zenel Hajdini”, Shkolla e Mesme teknike “Mehmet Isai” në Gjilan.
Drejtoresha Demiri, falënderoj kryetarin e komunës për mbështetjen e vazhdueshme, Caritasin Zviceran, organizatën CEDE, koordinatorët e projektit si dhe nxënësit e eko-clubeve.
Pjesëmarrës ishin edhe nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Caritasi Zviceran, nga CEDE, nxënësit dhe profesorët e shkollave.
Më pas janë shpërndarë mirënjohje për kontribuuesit. Po ashtu është zbuluar pllaka përuruese. /2LONLINE/