Garzon, duke folur për rolin e gjykatave dhe të drejtësisë, tha se drejtësia është shumë e rëndësishme për Kosovën e re, ajo i jep shtetit shpresë të re. Ai tha se tash ky institucion është bërë gjykatë modele, që është shumë e rëndësishme për shtetin e Kosovës.
Enver Peci, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, tha se përpjekjet e gjykatës duhet të përqendrohen drejt qytetarëve, që kërkojnë e besojnë në drejtësi dhe se vetëm me transparencë do të arrihet besimi i qytetarëve në gjyqësorin.
Ndërsa, Mursel Ahmetit, kryetar i Gjykatës Komunale në Gjilan, tha se falë donacioneve të vazhdueshme të USAID-it, kjo gjykatë ka arritur rezultate të kënaqshme, duke theksuar se tashmë vënë rregull në arkiv, janë klasifikuar mbi 300 mijë lëndë, është trajnuar personeli, sikurse që është bërë projekti për zvogëlimin e lëndëve të vjetra, të cilat janë zvogëluar për 33 për qind.
Ahmeti tha se me inaugurimin e sallës së gjykimit, zyrave të administratës dhe të zyrave të tjera, tashti edhe publiku e mediat, do të mund të marrin pjesë në seanca, derisa edhe sportelet janë ndërtuar me dritare qelqi, në mënyrë që puna e secilit të jetë transparente.
Sipas zyrtarëve të USAID-it, iniciativa për Gjykatat Model, që zbatohet implementohet nga Programi i USAID-it për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë, ka për qëllim të përmirësojë efikasitetin dhe transparencën gjatë punës së gjykatave në fushën e menaxhimit të lëndëve, informimit publik, qasjes së klientëve në gjykata, duke e avancuar kështu qëllimin e USAID-it për ta forcuar sundimin e ligjit në Kosovë. /2lonline/