/2L ONLINE/ – Nehat Osmani, nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, ka thënë se më parë se një mbishkrimi ”Mirë se erdhët“, mërgimtarët tanë kanë patur nevojë para së gjithash për një trajtim së paku të barabartë me pjesën tjetër të popullatës dhe një ndjenje e ndjesie normale me qytetarët e tjerë të vendit duke mos qenë të keqtrajtuar në trafik, në shoping e gjetiu,
Sipas tij, më shumë se për një mbulimi kozmetik të aktiviteteve formale dhe takimeve tanimë më të tejkaluara në të cilat edhe ashtu gjithsesi do t’u kërkohet të rrisin remitancat, mërgimtarëve duhet t’u ofrohet ndonjë lehtësi procedurale gjatë qëndrimit të tyre të shkurtër në atdhe. Më parë se një terrorizimi psikologjik nga zhurmat e makinerive të shpërndara dhe kaosit të shkaktuar, mërgimtarët tanë kanë patur nevojë të çmallen me fëmijët e tyre dhe prindërit e tyre pa mos qenë të detyruar të thithin pluhurin e parvjetshëm të rrugëve të ç’arnuara në kohën kur ata vizitojnë vendlindjen e tyre,
Osmani ka thënë se nëse dëshirojmë pra t’u shprehim mirëseardhje të sinqertë atëherë le t’u mundësojmë mërgimtarëve tanë të shijojnë frytet e kontributeve të tyre të pashtershme përmes ofrimit të shërbimeve publike më cilësore dhe jo radhëve të gjata nëpër sportelet e Komunës, KEDS-it, Ujësjellës-it ….dhe ngado që shkojnë e çfarëdo lloj dokumenti që kërkojnë.
“U lejoni atyre që të shprehin dashurinë ndaj vendlindjes tyre duke vërejtur progresin në familjet e tyre, përmes përparimit në lagjen e tyre, në fshatin e tyre, përmes zhvillimit të qytetit të tyre, u mundësoni mërgimtarëve tanë të vërejnë punët tuaja komunale një vjeçare që gjithsesi mungojnë dhe jo përpjekjet tuaja një mujore kamufluese. U lejoni pra mërgimtarëve tanë që pasionin e tyre për punë në shtetet e huaja ku ata veprojnë ta shohin në përkushtimin tuaj për të nxjerr komunën tonë nga kaosi urbanistik, kulturor, sportiv e shpirtëror që gjithsesi ju ka munguar përgjatë qeverisjes tuaj. U mundësoni atyre që të kuptojnë se jeni duke punuar për komunën dhe shtetin dhe jo për veten e klientelën tuaj”, është shprehur për Portalin 2L ONLINE, Nehat Osmani i Vetëvendosjes.
Ai tha se vetëm në këtë mënyrë kjo qeverisje do t’u shpreh atyre mirëseardhjen e ngrohtë dhe të përzemërt, vetëm në këtë mënyrë do të ndikohet dhe do hapen dyert e gjëra që ata me padurim të presin rikthimin e tyre në vendlindje për pushimet vijuese duke ndihmuar në vazhdimësi dhe pa ndërprerë shtetin e tyre, duke e konsideruar gjithherë dhe gjithmonë Kosovën si shtetin e tyre dhe të vetëm. /2L ONLINE/