DYLON

Bashkimi imagjinar i territorit të Kosovës!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjendja katastrofale e krijuar në vend si pasojë e një klase politike të papërgjegjshme, ka bërë që në mesin e popullatës të krijohet bindja, se kush më pak e kush më shumë, të gjithë që mirren me poltikë janë mashtrues e intrigantë, hajna dhe uzurpator të institucioneve shtetërore!

Kur lidereve shtetëror ju mungon përgjegjësia morale, kultura e respekti ndaj qytetarëve të vet, atëherë ata shndrrohen në mashtrues, shkelës dhe uzurpatorë te lirisë dhe demokracise, shkatërrues të ardhmërisë, thyrës të shpresave të qytetarëve për të jetuar në vendin e shenjtë të lindjes së tyre.

EkoHigjiena

Gënjeshtra dhe mashtrimi janë bërë diskurs i politikave ditore të liderëve shtetëror, të cilat agjendat e tyre ditore i realizojnë në rrjetin social FACEBOOK!

Kështu, në pesë vjetorin e rënjes heroike të policit Enver Zyberit në veri të vendit, presidenti i vendit e shfrytëzoj faqen e tij “zyrtare” në facebook për ta kujtuar policin e ndjerë.

Ja postimi i presidentit:

“Pesë vite më parë ra heroikisht në krye të detyrës Enver Zymberi, të cilin sot e kujtojmë me krenari, duke nderuar sakrificën, jetën dhe veprën e tij, si shëmbëlltyrën më të mirë se si mbrohet Kushtetuta dhe ligjet e shtetit.
Integrimi i veriut dhe bashkimi territorial i Kosovës mbajnë gjurmët e lavdishme të rënies heroike të Enver Zymberit.

Çdoherë kur kujtojmë 25 dhe 26 korrikun e vitit 2011, kujtojmë sakrificën e grave dhe burrave policë të Kosovës, që bënë të mundshëm bashkimin e Kosovës”.

Nga ky postim, dalin shumë të pavërteta, duke filluar nga kushtetuta e shkelur, ligjet e pazbatuara në veri e deri të mosbashkimi territorial i Kosovës.

Pikërisht aksioni i paparamendur mirë i zotit Thaçi i 25 korrikut 2012-të, dhe tërheqja e mënjëhershme pas pak orësh, përveq humbjes së jetës së policit Enver Zymberi dhe plagosjen e shumë të tjerëve, shkaktoj ndarjen më të thellë territoriale. Nga ajo ditë e kemi të vendosur Barrikadën mbi urën e lumit Ibër nga ana e pushtetit paralel serb në veri, e cila përveq ndarjes së qytetit, ndau edhe sovranitetin e shtetit në dysh. Ndryshimi i kohëpaskohshëm i pamjes së Barrikadës, bëhet me qëllim të rikujtimit të pushtetarëve në Prishtinë se aty përfundon sovraniteti i shtetit të Kosovës!

Përderisa aksioni i 25 korrikut 2012 prodhoj barrikadën mbi urën e lumit Ibër, bisedimet e Brukselit prodhuan asociacionin e komunave serbe (Zajednicën).

Dhe presidenti Thaçi, me vetëdije po harron se as njëra dhe as tjetra nuk i kontribojnë bashkimit të territorit, sikurse qeë harron se shqiptarët e pjesës veriore të Kosovës, i kaluan 17 vite në ankth; nën presion të vrasjeve, rrahjeve e maltretimeve të pa ndërprera,…pa mbrojtjën e përkrahjën e askujt; as të shtetit të tyre e as të ndërkombëtarëve. Duke u munduar të mbijetojnë në vatrat e tyre stërgjyshore, më të vetmin qëllim që t’i qendrojnë besnik pragut të shtëpisë së vet, që ajo tokë e gjakosur më gjak shqiptari të mos bëhet kurrë serbe.
Përderisa ajo pjesë të jetë e pushtuar nga Serbia, asnjë shqiptar i Kosovës nuk e ka të drejtën për t’u ndjerë i lirë e i pavarur.

Sikurse nuk ka liri të pjesshme, nuk ka as pavarësi te pjesshme

Shteti është një formë e zgjëruar e familjes, kush e kupton ndryshe është largë realitetit dhe vlerave të civilizimit njerëzor. Në familje sikurse gëzimin, ashtu edhe pikëllimin e ndjejnë të gjithë njësoj.

Opcionin e shtrirjes së sovranitetit në veri, pushtetarët sikur e kanë harruar, ashtu siq e kan harraur të kaluaren e tyre të të qenit çlirimtarë të vendit…

Tanimë opcioni i shtrirjës së sovranitetit në veri është zavendësuar më dialog politik më palën serbe, që s’është gjë tjetër veqse legjitimim i ndarjës së asaj pjese.

Para çdo dialogu me Serbinë, kjo e fundit do duhej kushtëzuar me njohjen e Kosovës shtet, më shpërbërjen e strukturave të saj në veri, më ndriçimin e fatit të të pagjeturve, më kërkim falje e pagim të dëmëve të luftës, më kthimin e librave katastral,… e më shumëçka tjetër që e obligon atë si shkaktare e shumë plagëve e vuajtjeve të popullit shqiptar në Kosovë tash e njëqindë vjet më parë.

Dialogu politik në mes dy partnerëve të pabarabartë, është një lojë politike e ndërkombëtarëve, që padyshim do të ketë konseguenca negative për të ardhmen e shtetit të ri e të pa konsoliduar të Kosovës.
E thëmë këtë për faktin së kosovës i mungojnë dy elemente themelore të shtetësisë së saj;
1) sovraniteti dhe integriteti teritorial i saj,

2) forca mbrojtëse (ushtria) që i delë zotë të parës dhe e garanton atë.

Përderisa në të kaluarën, Ura mbi lumin Ibër ishte sinonim i bashkimit të qytetit, tani është shëndrruar në një pikë të dhimbshme të ndarjës. “Parku i paqës” mbi ketë Urë, është shndrruar në një gërmadhë trishtuese për qytetarët e pjesës jugore të Mitrovicës,… është shndrruar në një simbol turpi të ndërkombëtarëve e qeveritarëve të Kosovës, të cilët nuk janë në gjëndje të largojnë barrikadën mbi Urë dhe të sigurojnë lirinë e levizjës së njerëzve nga të dy anët e qytetit si e drejtë universale, kur në të njëjten kohë e gënjejnë popullin me frazat utopike për integrime euro-atlantike, liberalizim vizash, etj.

Përderisa vazhdon të jetë kjo gjëndje në veriun e vendit, nuk ka arsye askush nga qeveritarët dhe “patriotet” të krekoset për merita dhe rrahagjokse, për merita të çlirimtarëve e shpetimtarëve të vendit,… për më tepër të thuhet se vendi ka fituar pavarësi të plotë, është një fyerje e rëndë për të gjithë banorët e pjesës veriore që tash e 17 vite jetojnë largë shtëpive të tyre, si refugjatë në Kosovën e “pavarur”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.