Dobitë shëndetësore nga lakra

Janë gjashtë sëmundje dhe telashe me shëndetin që prekin shpesh njerëzit. Një prej tyre është djegia, kurse të tjerat, janë sëmundje sensitive si reumatizma, zgjerimi i venave, dhimbja e fortë e kokës, bronkiti dhe nervi shiatik.

Mjekimi me dhuratat e natyrës është gjëja më e mirë për të pasur efekt dhe në këto raste na vjen më së miri në ndihmë lakra.Kështu, për dhembjet reumatike: lahet fleta e lakrës së bardhë, i hiqen damarët, hekuroset me cilindër ose me një shishe që të rrafshohet.

Kjo fletë vihet në vendin me dhembje dhe mbulohet me leckë liri, duke e përforcuar me fashë.

Kjo përsëritet tri herë në ditë.Për nervin shiatik: Fleta e lakrës zihet dhe kur është ende e nxehtë, vihet në vend in ku ndjeni dhimbje.Për vena të zgjeruara: Dy herë në ditë vihen fletët e lakrave në plagë të shkaktuara nga venat e zgjeruara, që nga shputat e këmbëve e deri lart.Për djegie: Fletët e lakrës së freskët vihen mbi vend të djegur.Njësoj veprohet edhe kur plaga përgjaket, por edhe kur keni dhimbje të forta koke

.Për bronkit: Vihen 3-4 fletë lakre në gjoks dhe në shpinë, aty ku dhimbjet janë më të mëdha, përforcohen me fashë dhe mbahen tërë natën.

KOMENTE