Shkruan: Sami ARIFI
Mbreti i fundit i Ilirisë, Genci, bëri përpjekje për ta pavarësuar Ilirinë plotësisht nga sundimi romak, ai vendosi që kryeqyteti i Ilirisë të jetë Shkodra që ishte më larg nga bregdetet e vendit që gjendej nën sundimin romak.
Genci u kërkojë qyteteve-shtet të Ilirisë, që tash e tutje, monedhat të priteshin vetëm në Shkodër, por ai fatkeqësisht nuk gjeti përkrahjen e duhur për këtë politikë të re të Ilirisë, meqë ca qytete-shtete nuk e pranuan këtë politikë monetare të re të mbretit Genc dhe ca nga ato qytete-shtete vazhduan t’i prisnin monedhat çdonjëri për veten e vet, kështu që, politika e mbretit Genc u gjymtua dhe Iliria përfundimisht përmes luftës së fundit me romakët bije nën pushtimin romak në vitin 168 p.l.K mbas 61 viteve luftë.
Kultura e të mundurve (e ilirëve) shkatërrohej mjaft shumë nga fituesi i luftës (romakët). Mirëpo toka nënë e ilirëve i ruajti mbetjet për të kaluarën përmes arkeologjisë dhe epigrafisë që janë tregues mbi lulëzimin e madh të kohës së Ilirisë për të kaluarën historike.
Eksperienca tregon se kur një qytetërim shkatërrohet nga një tjetër në fillim eksporton „kulturën“ duke i dërguar mendjet më të zhvilluara në hapësirat e fituesit, por më vonë atij populli të pushtuar nuk i mbetet tjetër gjë veçse eksportimi i „krahëve“ për punë të rëndë dhe të pamëshirshme….
Sidoqoftë edhe pas pushtimit të Ilirisë nga romakët, megjithatë shkollat e Ilirisë ua ndriçuan mendjen shumë personaliteteve të Romës, si shembull Jul Cezari u formuar dhe u edukuar në shkollën e Durrësit që ai vetë tregon në veprën e tij „De Bello Civili“ i cili citon atë qytet të themeluar prej fisit ilir „Dore“ me shprehjen e mirënjohur: „Mirabilis Urbs“ (Qytet i Mrekullueshëm), e pabesueshme për një qytet krenar tashmë romak që me shprehje „Ubre“ përdorej për Romën dhe për asnjë tjetër qytet…
Një tjetër personalitet i Romës që gjithashtu kishte studiuar në shkollën e Ilirisë në qytetin-shtet të Apolonisë, Augusti, që atë vend ku kishte studiuar e deshi gjatë tërë jetës së tij….
Iliria i dha Romës disa perandorë që ca prej tyre mundemi t’iu përmendim emrat: Aureliani (214-275) me titull “Restitutor Orbis”, Diokleciani (255-313), Konstandini i Madh (274-337), Justiniani i Parë (450-558), Justiniani i Madh (482-565), Justiniani i Dytë j cili ndërroi jetë në vitin 578.
Ngjarjet dhe përpjekjet vazhduan edhe pas pushtimit osman në trojet iliro-arbroro-shqiptare që në atë kohë edhe tani mbetet një vezullim lavdie për Arbërinë nga viti 1443-1479 me heroin kombëtar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun. Mirëpo pas vdekjes së heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, Shqipëria u pushtua nga osmanët prandaj Shqipërisë së shtypur nga pushtuesi si mbeti gjë tjetër përveç eksportimit të njerëzve më të shquar, duke i dhënë Perandorisë Osmane 36 kryeministra…
Tashmë vendin e zvogëluar nga pushtuesit e shqiptarëve e karakterizon si të veçantë historia e jonë kombëtare me sulme të shumta duke u rrënuar, plaçkitur e pushtuar nga armiqtë e shumtë, posaçërisht nga shtetet fqinje, por prapëseprapë populli ynë shqiptarë në përpjekje për çlirim kurrë nuk u nënshtruar.
Prandaj, pavarësisht prej të gjitha pushtimeve, ngjarjeve apo aneksimeve, fatkeqësive apo sulmeve, shqiptarët gjithmonë ekzistojnë dhe vazhdojnë t’i ndjekin traditat si dhe vazhdojnë të kenë dhe ta ruajnë një kulturë, gjuhë shumë të hershme mijëvjeçare në përpjekje për t‘i bërë ato realitet në vendet ku jetojnë dhe ku jetuan e vepruan stërgjyshërit e tyre në shekuj… /2LONLINE/