Përmes ndryshimeve të thella me procese demokratike përbrenda partive politike ndryshon Kosova

Përmes ndryshimeve të thella me procese demokratike përbrenda partive politike ndryshon Kosova

Mundësitë për t’i kryer punët me përgjegjësi në institucionet e shtetit të Kosovë janë reformat e thella demokratike përbrenda partive politike nga poshtë-naltë, sepse kur njerëzit nga partitë centraliste nga naltë-poshtë zgjedhen në shtet, pastaj shteti s’ka se si të ishte ndryshe, përveç se shtet centralist.

Shkruan: Sami ARIFI

Në bazë të numrit të banorëve që kanë fshatrat duhet të formohen kuvendet me demokraci përfaqësuese të partive politike në fshatra, pastaj ata kandidat, që vetëm kandidohen nga partia politike, përbrenda partive politike në konkurencën e tyre prej dhjetë kandidatëve, pasi të jenë seleksionuar përmes votës së popullit, të përfaqësojnë kuvendet e partive në komuna, domethën, paria vetëm t’i kandidoi, por, që mandatin në kuvend partiak ta marrin nga vota e popullit.

Në nëndegët nëpër fshatra për të zgjedhur kryeadministratorin për çdo fshat, ku do të vazhdoi konkurenca përbrenda partive politike, me dhjetë kandidat, që të marrin votën popullore, kuptohet, pas marrjes së votës së popullit, nga partitë politike mbetet vetëm nga një kandidat, të cilët tashmë hynë në konkurencë në mes vete, prap, përmes votës së popullit, ku ai i cili fiton votën me shumicë nga konkurentët zgjedhet kryeadministrator.

Konkurenca përbrenda partive politike duhet të vazhdoi edhe në komuna, gjithnjë me dhjetë kandidat të propozuar, për të fituar besimin përmes votës së popullit për kuvendet qëndrore partiake si delegat partie, përfaqësues nga dega e partisë në kuvendin partiak në qendër, procedur kjo përbrenda parive politike që duhet të vazhdohet edhe për kryetar partie po me aq kandidat në konkurencë për të fituar besimin e votës së popullit dhe për tu bërë kryetar partie në degë (në komunë).

Ndërsa për kryetar komune tashnë në konurecë janë kryetarët e partive, pasi që përmes konkuencës përbrenda partive të tyre, përmes votës së popullit kanë fituar besimin. Tashmë ata janë konkurent me programet e tyre, në mes vete, të partive politike të ndryshme, ku do të fitoi mandatin ai i cili mbrrin votat e duhura prej popullit, domethënë, pas votimit të tyre në popull një herë për kryetar partie me konurencë përbrenda partisë së tij, një herë me votim për kryetar komune, me konkurencë nga partitë tjera.

Përfaqësimi më demokratik, jo centralist, është përmes zonave zgjedhore nëpër komuna, pra, kur çdo komunë të ketë zonën e vet zgjedhore (njësinë e vet zgjedhore), atëherë heqet centralizmi në tërë Kosovën që deri tani përfaqësohej me një zonë zgjedhore, dhe të vazhdojnë proceduarat si te nëndegët, te degët dhe në qendër, procedura të zgjedhjeve demokratike nga poshtë-naltë, me përfaqësime që u cekën më parë gjithashtu nga poshtë-naltë, kështu do të jetë besushmëria në ligj, e jo besushmëria në individ të korruptuar, nga se përmes këtyre zgjedhjeve nga poshtë-naltë mund të përfundoi çdo gjë për të korruptuarit, për arin e vjedhur në dhomën e dëshmive, për fajdet, për të centralizuarit, ku, besushmëri për shoqërinë kosovare do të jetë ligji, dhe vetëm ligji, kultura do t’i paraprij politikës, zhvillimi ekonomik do të marrë hov, mortaja e bardhë (emigracioni) do të ndalet, jeta për qytetarët do të jetë e lehtë.

Këto ndryshime mendoj se bëhen pa lëndime, përmes presioneve demokratike, duke filluar nga nëndegët te degët, nga degët te qendra, pra zgjedhje këto demokratike, nga poshtë-naltë, duke minuar sistemin e zgjedhjeve të deritanishme centraliste nga partitë deri në institucione shtetërore që janë deri më tani nga naltë-posht. Nëse zgjedhjet e tilla demokratike hasin në rezistencë nga naltë, duhet të ketë jo përfillje të tyre, qoftë edhe padëgjushmëri politike për t’i zgjedhur organet funksionale demokratike që gjithësesi janë në të mirën e Kosovës. Me ndryshime të thella në proceset demokratike, përbrenda partive politike, do të demokratizohet shteti i Kosovës dhe do të jetë ky shtet funksional, i respektuar dhe i barazuar me vendet tjera demokratike, ku prokuroria, gjyqsia, policia, ekzekutivi dhe legjislativi do të kryen punën e tyre krejtësishtë të pavarur nga njëra pjetra në harmoni me ligjet demokratike nga poshtë-naltë, pa ndikime politike të personave të natyrës së ndryshme.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE