Banorët e fshatit Përlepnicë me vetiniciativë i kanë dalë në ndihmë familjes Fazliu e cila është nga Malësia e Preshevës duke ia dhuruar një truall ku edhe aty ia kanë ndërtuar shtëpinë.
Familja Fazliu ka jetuar që nga koha e luftës në Përlepnicë si refugjatë, dhe vitin e kaluar është dashur ta liroj shtëpinë ku ka jetuar për 20 vite dhe kishte mbetur pa kulm mbi kokë duke jetuar me qera në Gjilan.
Mirëpo falë iniciativës së veteranit të UÇK-së nga Përlepnica Bejtullah Osmani bashkë me shumë qytetarë të Përlepnicës të vullnetit të mirë ku duhet përmendur Fahredin Mehmetin i cili ia ka dhuruar truallin për të ndërtuar shtëpinë dhe shumë të tjerë të cilët ndihmuan financiarisht e vullnetarisht jo vetëm nga Përlepnica po nga të gjitha vendbanimet shqipfolëse të cilët iu përgjigjen ftesës për ndihmë, kjo u bë e mundur dhe nga sot familja Fazliu do ta gëzojnë shtëpinë e tyre. /2LONLINE.com/