Përlepnica, kjo vatër e atdhedashurisë dhe intelektualizmit ka ditur gjithmonë të rreshtohet drejt në rrugë kombëtare, dhe ka qenë në ballë të ndryshimeve historike e kundër pushteteve shtypëse e kriminale.
Banorët e fshatit, tashmë janë bërë bashkë me kauzën e Vetëvendosje-s , për ta luftuar edhe një herë pushtetin që ka ngulfatur rritën normale të Republikës. Për Republikën, sepse Alternativë tjetër nuk kemi, bënë të ditur zyra për media dhe komunikim e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.