(2L ONLINE) – Me rastin e rënies së dëshmorit Bafti Haxhiu sot në shkollën fillore në Viti e cila mban edhe emrin e tij është përkujtuar vepra e këtij dëshmori. Fillimisht janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti. Ndërkaq në manifestimin e ditës së kësaj shkolle kanë folur edhe shumë personalitete si dhe është shfaqur një program kulturor –artistik.
Shkolla fillore “Bafti Haxhiu” e Vitisë ka mbajtur sot ditën e shkollës që njëherit përkon edhe me përvjetorin e 15 të këtij dëshmori me këtë rast është mbajtur edhe manifestimi qendror në oborrin e shkollës.
zv. Kryetari komunës së Vitisë, Hasan Aliu i uroj nxënësit për ditën e shkollës duke përçuar edhe një mesazh për mësimdhënësit
”Sot e 15 vite më parë na kujtojnë ngjarjet më të dhunshme të popullit shqiptar në Kosovë por edhe ditët e krenarisë sonë kombëtare, kësaj plejade të krenarisë atdhetare nxënës të dashur të kësaj shkolle i takon edhe emri i shkollës tuaj, prandaj edhe këto ditët të pavarësisë së Kosovës, kohës së forcimit të institucioneve shtetërore, kohës së përpjekjeve për zhvillim ekonomik. Dëshmorët sikurse në këto ditë na thërrasin e na thonë:Atë që e bëmë ne më armë në dorë ju arsimtar të nderuar bëni me penë në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja” u shpreh Aliu.
Ndërkaq në ditën e kësaj shkolle kanë folur edhe shumë personalitetet e tjera si Komandanti i brigadës 128 të UÇK-së,Ruzhdi Saramati si dhe shumë personalitet të tjera. Pas programit foljor është shfaqur edhe një program kulturo-artistik nga nxënësit e kësaj shkolle. /2L ONLINE/