Në 22 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, në Viti u përkujtua dëshmori i kombit, Njazi Rexhepi. i cili ra heroikisht në Betejën e Koshares.
Me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Njazi Rexhepi, udhëheqës të Institucioneve komunale, përfaqësues të OVL të UÇK-së, bashkëluftëtarë të dëshmorit dhe udhëheqës të shoqatës së familjeve të dëshmorëve, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti. /2LONLINE.com/