Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Nijazi Azemi- “Komandant Mjekra”, Institucionet komunale të Vitisë, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, përfaqësues nga Lugine e Preshevës dhe veteran të luftës së UÇPMB-së, policisë së Kosovës, subjekteve politike, etj, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh tek varri i dëshmorit.
Përndryshe në kuadër të manifestimit tradicional kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut” që personifikon veprën e këtij dëshmori që nga 24 marsi janë mbajtur aktivitete të ndryshme.
Ndërkaq sot pritet të mbahet ora e madhe letrare dhe dita finale e festivalit të këngës dhe valles shqipe. /2LONLINE/