DYLON

Nxënësja Elona Zeneli, fituese e vendit të parë në garat e recituesve

Nxënësja Elona Zeneli, fituese e vendit të parë në garat e recituesve
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut 2024”, janë mbajtur dje garat regjionale të recituesve për nxënësit e shkollave të mesme. Një fjalë përshëndetëse, në emër të Institucioneve Komunale të Vitisë e mbajti drejtoresha për Arsim Arta Ajeti, e cila pasi ka falënderuar gjitha shkollat pjesëmarrëse theksoi se prania juaj në garat e recituesve, e madhështon këtë Flakadan.

“Garat regjionale të recituesve janë një platformë e shkëlqyeshme për të treguar aftësitë e tyre në poezi. Është një rast emocionues ku recituesit mund të ndajnë pasionin e tyre me publikun dhe të fitojnë vlerësimin që meriton talenti i tyre.

EkoHigjiena

Angazhimi i nxënësve për dije dhe arritje profesionale, është parakusht për realizimin e amanetit të dëshmorëve. Vet pjesëmarrja e juaj në garat e recituesve, është kontribut i madh dhe po i jepni madhështi Manifestimit “Flakadani i Karadakut”.

Ju po nderoni figurën e dëshmorit Nijazi Azemi-komandant Mjekra, për çka po mbahet ky Manifestim”, u shpreh drejtoresha Ajeti. Poashtu ajo ju ka uruar suksese gjithë nxënësve pjesëmarrës në garën e sotme.

Në emër të shkollave pjesëmarrëse, një fjalë rasti ka mbajtur edhe profesoresha Arlinda Klaiqi.

Vlerësuar Nga juria e përbërë nga profesorët e shkollave pjesëmarrëse, vendin e parë e zuri nxënësja Elona Zeneli nga Kaçaniku, vendin e dytë Bleona Krasniqi – Kamenicë dhe vendin e tretë Arbesa Misini nga Vitia.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin familja e dëshmorit Nijazi Azemi, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe profesorë nga shkollat garuese.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.