Dëshmori i kombit, Kenan Halimi, është përkujtuar sot, në 21-vjetorin e rënies.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, të Organizatës së Veteranëve të Luftës, bashkëluftëtarë, bashkëvendas e familjarë të dëshmorit, kanë nderuar atë dhe kanë vendosur kurora me lule te varri i tij, në Skifteraj.
Me këtë rast u vlerësua lart vepra dhe kontributi deri në flijimin e tij për liri. Kenan Halimi ra dëshmor si pjesëtar i UÇK-së, në luftën e fundit më 1999, në Suharekë.