DYLON

Haziri ngushëllon familjen Halili me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe shkrimtarit Llukman Halili

Haziri ngushëllon familjen Halili me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe shkrimtarit Llukman Halili
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe shkrimtarit të njohur shqiptar nga Kosova Lindore, Llukman Halili, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Halili. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Halili,

Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit shumëvjeçar dhe shkrimtarit të njohur me prejardhje nga Kosova Lindore, Llukman Halili

EkoHigjiena

Ai do të kujtohet përgjithmonë për kontributin e tij të madh në fushën e gazetarisë, publicistikës e letërsisë.

Ju lutem, familje Halili, pranoni ngushëllimet më të sinqerta ju, shokët, miqtë e farefisi. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegram. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.