Në varrezat e fshatit Dobrosin të komunës së Bujanocit është përkujtuar 13 vjetori i rënies së Berat Sinanit nga Bilaçi dhe sipas OVL-së në homazhet e dëshmorëve kohëve të fundit vërehet pjesëmarrje e ulët në këto manifestime.
Ish bashkëluftëtarë të dëshmorit dhe udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës, vendosën kurora lulesh në shenjë respekti dhe nderi për flijimin e tij.
Sipas Edmond Isufit për shkak të manifestimeve të shpeshta për të nderuar dëshmorët e rënë në altarin e lirisë, OVL do të vendos për unifikim të ditëve të përkujtimit.
“OVL, do të marrë një vendim ku dëshmorët të përkujtohen në një datë dhe jo kështu sepse sa kalon koha e pakësohen pjesëmarrësit”, tha Isufi, transmeton Titulli.
Berat Sinani, ka lindur më 8 maj të vitit 1983, ndërsa ka rënë dëshmorë gjatë konfliktit të armatosur mes UÇPMB-së dhe pjesëtarëve të forcave ushtarake e policore të Serbisë.
http://www.titulli.com/perkujtohet-deshmori-berat-sinani/