Me rastin e 21 vjetor të rënies u përkujtuan dhe nderuan dëshmorët, Asllan Thaqi, Ismajl Ismajli dhe Selver e Emin Kryeziu.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me stafin e tij sot bënë homazhe te lapidari i Asllan Thaqit në Karaçevë, Ismajl Ismajlit në Kopernicë dhe Selver e Emin Kryeziut në Roganë.
Kastrati tha se sot nderuam heronjët e bijtë e këtij vendi që dhanë jetën për liri, dhe që këta heronjë do t’i kujtojmë gjithmonë me nderime e krenari.
“Në përkujtim për ta, sot nderuam heronjtë e bijtë e këtij vendi që dhanë jetën për liri. Nderuam Ismajl Ismajlin në Kopërnicë, Selver e Emin Kryeziun në Roganë, dhe Asllan Thaqin në Karaçevë. Sakrificat dhe veprat e gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë e pavarësinë e Kosovës, janë udhërrëfyes të përjetshëm për ne. I kujtojmë me krenari e me nderimet më të larta”, tha Kastrati.