Ismajli lavdëron djemtë e “Arbërisë”, ndërkohë që nuk e qan kokën për kritikat e oponentëve politikë!

Ismajli lavdëron djemtë e “Arbërisë”, ndërkohë që nuk e qan kokën për kritikat e oponentëve politikë!

Krahas angazhimit të tij në Komitetin për menaxhimin e emergjencave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli është parë këto ditë të jetë pjesë edhe e aktiviteteve të ndryshme në pastrimin e ambientit, por edhe në ato ku po mbillen drunjtë, aktivitete këto për mirëmbajte dhe humanizim të ambientit.

Ai, po ashtu ka realizuar disa vizita te personalitetet e  ndryshme të Gjilanit, duke e shprehur konsideratën e tij dhe vlerësimin maksimal që ka për ato figura.

Por, këto veprime nga oponenca politike po shihen me syrin kritik, madje duke e vlerësuar si një fushatë politike, në një kohë pandemia, duke keqpërdoru kështu pozicionin e tij, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Por, akuzat e tilla duke se edhe nuk i bëjnë shumë përshtypje, Arbër Ismajlit pasi vlerëson se angazhimet e tija burojnë nga përgjegjësitë institucionale dhe se krejt angazhimi i tij konsiston në përmirësimin e jetës publike të të gjithë qytetarëve.

E, kur jemi te aktivitetet e pastrimit të ambientit dhe humanizimit të saj duke i mbjell drunjtë në pjesë të ndryshme të qytetit, vlerëson se investimi në mirëmbajtjen e ambientit dhe mbjellja e drunjve, por edhe respektimi i personaliteteve të rëndësishme të qytetit tonë, janë vlera më sublime të një njeriu i cili bartë në vete përgjegjësi institucionale.

Bile, sot ai në vend të ndonjë reagimi të adresë të oponencës politike, ka zgjedhur ta lavdërojë një aktivitet të të rinjve të lagjes “Arbëria”, që janë organizuar pikërisht për pastrimin e disa pjesëve të rrugëve në këtë lagje, për t’u shprehur se pikërisht ky është edhe krejt qëllimi i këtyre aksioneve, vetëdijesimi dhe mobilizimi qytetarë ndaj ambientit.

Duke iu referuar aktivitetit konkret, ismajli tha se edhe një pjesë e lagjes “Arbëria”, duke parë angazhimin institucional dhe thirrjen për pastrim e mbjellje të drunjve, këta djem të kësaj ane, u bashkuan për t’i pastruar disa pjesë të kësaj lagjeve të tyre.

“Ky aksion i tyre, është model i një qytetarie aktive, e cila dinë më së miri të organizohet, dhe, të jetë shembull për çdo lagje tjetër. Më e mira e krejt kësaj, është se këta djem, u vetë-organizuan, duke e parë thirrjen tonë të vazhdueshme për organizim dhe pastrim të hapësirave publike pranë shtëpive tona”, ka thënë Ismajli, transmeton 2LONLINE.com.

Ai ka falënderuar djemtë e kësaj lagje, për, siç u shpreh, për vullnetin dhe gatishmërinë e tyre të jashtëzakonshme, për t’i dalë në ballë dukurisë së shkatërrimit të një ambienti të keq, dhe kthimit përfundimtar të një imazhi të mirë, me një ambient të pastër e të shëndetshëm.

“Këtë aksion, të këtyre djemve, konsiderojeni si model praktik edhe nëpër lagjet e juaja. Ju bënë të ndiheni mirë, dhe, të siguroni një ambient të qëndrueshëm, të cilin sa herë që do ta shihni, do të jeni më të lumtur, dhe, krenar që jetoni në atë lagje”, ka thënë në fund nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli. /2LONLINE.com/

KOMENTE