Me rastin 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani sot përfaqësuesit e Komunës së Vitisë, në krye me Kryetarin Sokol Haliti dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe të tjerë kanë përkujtuar dhe bërë homazhe para busteve e këtyre dy vëllezërve që gjendën në Shtëpinë e Kulturës në Viti.
Dy dëshmorët vëllezër nga Sadovina e Jerlive të Vitisë, kanë rënë dëshmorë para dy dekadave në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e Jezercit.
Me këtë rast janë bërë edhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj si dhe në kompleksin memorial në vendlindjen e tyre.
Gjithashtu sot Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me familjarë të dëshmorëve Sylejmani, përfaqësuesve të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, banorë të fshatit Sadovinë e Jerlive kanë zbuluar edhe mbishkrimin e stadiumit që po ndërtohet në këtë lokalitet dhe që me propozim të Kryetarit Haliti dhe me aprovimin e Kuvendit Komunal të Vitisë do të mbaj emrin e këtyre dy dëshmoreve.