• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryeministri Haradinaj: Pentagoni përkrahë ushtrinë dhe popullin e Kosovës

Redaksia 2LONLINE 28 Shtator, 2018 3 min
 Kryeministri Haradinaj: Pentagoni përkrahë ushtrinë dhe popullin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur me nderime të larta ushtarake nga Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-ve, James Mattis, në selinë e Pentagonit në Washington.

Kryeministri Haradinaj e ka informuar Sekretarin Mattis për të gjitha zhvillimet nëpër të cilat po kalon vendi.

Në takimin me krerët më të lartë të Departamentit të Mbrojtjes, Kryeministri Haradinaj ritheksoi se Ushtria e Kosovës do të jetë garancë e paqes në vend dhe rajon, multietnike dhe e gatshme për të shërbyer krah ushtrisë amerikane në misione paqësore në botë.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi sekretarin Mattis për të gjitha të arriturat e vendit, në veçanti për procesin e nisur të transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Të rinjtë tanë, nga FSK-ja kanë pasur fatin që të mësojnë nga profesionistët më të mirë të ushtrisë amerikane, përmes programeve që na janë ofruar përgjatë viteve. Kjo eksperiencë e fituar është baza më e mirë që e kemi për transformimin e FSK-së dhe Kosova është e gatshme për këtë etapë”, ka thënë Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Qeveria e vendit është e fokusuar që të vazhdojë partneritetin me Pentagonin dhe Washingtonin zyrtar dhe ka kërkuar nga Sekretari Mattis përkrahjen e tij, në anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat e sigurisë dhe në NATO.

“Aleatët më të mirë të Kosovës në kohë krize dhe në kohë paqeje kanë qenë dhe janë ShBA-të. Ajo që kanë bërë ushtarët amerikanë duke shërbyer në Kosovë, është vepër për të cilën ne ndjehemi krenarë, për të cilën ju duhet të ndjeheni krenarë”, ka shtuar Kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj e ka informuar Sekretarin e Mbrojtjes Mattis se Kosova është e gatshme të përmbyllë procesin e dialogut me Serbinë dhe të përfundojë konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit.

Nga ana tjetër, Sekretari Mattis ka shprehur konsideratat më të larta për popullin e Kosovës, të kaluarën e saj dhe aspiratat për të jetuar të lirë si pjesë e familjes euro-atlantike.

Sekretari Mattis ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë Amerikane për të ndihmuar Kosovën në procesin e dialogut, por edhe në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Në këtë kontekst sekretari Mattis konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e fuqishme për FSK-në dhe procesin e ndërlidhur me transformimin e kësaj force konform planit strategjik të paraparë. Në këtë plan Sekretari Mattis konfirmoi se ShBA do të punojë ngushtë në implementimin e secilës etapë të këtij plani.

Pritja zyrtare me nderime ushtarake në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, është një nga takimet e posaçme në kuadër vizitës zyrtare që Kryeministri Haradinaj është duke e zhvilluar në ShBA.

Etiketa:Kosovës Kryeministri Haradinaj kryesore nacionale NATO Pentagoni SHBA ushtrinë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

ShFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë, me orë të veçantë letrare

4 Qershor, 2023
Art/Kult

Një prozë e rrallë dokumentare e llojit të vet

4 Qershor, 2023
Opinion

Gjeneratat e reja nuk kanë frikë nga Serbia

3 Qershor, 2023
Gjilan

Haziri: LDK do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti që projektet

3 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Policia e Kosovës pjesëmarrëse në konferencën ndërkombëtare të drejtorëve të zbatimit të ligjt (IADLES), e cila po mbahet në ShBA

17 Maj, 2023

Vonesat në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë pengojnë prospektet e rritjes ekonomike të Kosovës

16 Maj, 2023

Në prag të ushtrimit “Defender Europe ‘23”, përgatitjet janë duke vazhduar me intensitet të shtuar

8 Maj, 2023

U nënshkrua Marrëveshja Teknike në Fushën e Mjekësisë Ushtarake në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj të Italisë

29 Prill, 2023

Togeri i FSK-së, merr çmimin Honor Graduate në SHBA

28 Prill, 2023

Ibrahim Kadriu, shkrimtari më i përkthyer i Kosovës

20 Prill, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com