PËRKUJTIM NË NJËVJETOR PËR ATDHETARIN SABIT REXHEPI 07.01.1947 – 19.01.2020
Veprimtaria atdhetare dhe krijimtaria letrare
Sabit Rexhepi ishte i burgosur politik për çështjen kombëtare, ishte anëtar i shumë grupeve e lëvizjeve, ishte aktiv në çdo thirrje e nevojë dhe kishte në disponim të atdheut e Lëvizjes vetën, familjen e shtëpinë.
Sabit Rexhepi u lind më 07. 01. 1947 në Skifteraj të Vitisë, në Kosovë. Kishte mbaruar Shkollimin Fillor në Skifteraj e Viti, Shkollimin e Mesëm në Gjilan në Degën e Tekstilit, si dhe Shkollimin Superior –Shkollën e Lartë të Tekstilit në leskoc. Punoi Mjeshtër i Makinerisë dhe më vonë Kryepunëtor në Kombinatin atëherë të Tekstilit në Gjilan.
Nga vendi i punës e ndan më 16. 12. 1981 atëherë pushtetarët.
E arrestuan atëherë Punëtorët e Sigurimit të Shtetit, e mbajtën në Hetuesi kohë të gjatë dhe në fund e dënuan me Gjykatë me Grupin GMLK me në krye Nazmi Hoxhën. Ai grup kishte shumë pjesëtarë dhe me veprim të bashkuar atdhetar, me çka Sabit Rexhepi ngarkohej me akuzë të përbashkët dhe me shtesë për veprimtari kundër shtetit.
Sabit Rexhepi ishte ashtu aktivist dhe pjesëtar aktiv i atij grupi, në një përpjekje gjithpopullore për liri, me të gjitha mënyrat e mundësitë. Në atë, Sabit Rexhepi mori pjesë vetë gjithë kohën, aktiv në çdo veprim të grupit si dhe duke qenë në shërbim e disponim të grupit dhe popullit vetë, me familjen dhe me shtëpinë, ku strehoi e mbajti ato kohë shumë aktivistë ilegalë, shumë prej të cilëve as nuk i njohti, përveç se me nofka a emra simbolikë.
Në çdo kohë e për çdo nevojë e kërkesë të grupit, Sabit Rexhepi ishte në vepër dhe i përgjigjej çdo thirrjeje e kërkese në nevojë për kombin e atdheun. Në gjithë këtë e ndihmoi gjithë familja e vëllazërit, po edhe miqt, shokët e fqinjët, sepse njeriu vetë nuk mund bën asnjë punë të dobishme. Po gjithë kohën e veprimtarisë e ndihmoi dhe përkrahu edhe gruaja bashkëshorte e urtë dhe e dinjitetshme, e cila ishte në ndihmë të tij për gjithçka e pa thënë kurrë jo për asgjë!
Pas Hetuesisë së rëndë e të gjatë, në fund e dënuan me gjashtë vjetë burg të rëndë politik. Një pjesë të burgut e vuajti në Burgun e Qarkut në Gjilan, një pjesë në Burgun e Qarkut në Sarajevë, e një pjesë në Burgun –Shtëpi Ndëshkuese –Përmirësuesese si quhej atëherë një vazhdim i vuajtjes së burgut në një tip paksa më të hapët të burgjeve. Ajo Shtëpi –Burg ishte në Foqë, e që ishte njëherit edhe Spital Burgu.
Edhe pasi doli nga burgu nuk ndjeti e nuk u largua nga veprimtaria, por përkundrazi u rikthy në Lëvizje e organizim dhe përtëritje të strukturave të veprimtarëve politikë dhe të tjerëve në shërbimet qytetare, shtetërore e kombëtare atëherë, në veprimet paralele të pushtetit të shqiptarëve ndaj atij të qeverisë serbe, si dhe koontribuoi në ngritjen e fondeve dhe në administrimin e tyre në favor të shumicës dërmuese të popullit, i cili ishte skajshmërisht i ndaluar dhe i larguar nga të gjitha rrugët jetësore, me qëllim të dëbimit të plotë nga vendi.
Më 1988 po mbahej Fushatë Politike atëherë për rikonsolidimin politik të pushtetit serb në Kosovë, në kuadër të së cilës Fushatë ishin Ndryshimet Kushtetuese, e të cilat sipas fushatë –nxitësve ishin në të mirë të të gjithëve. Fushata u mbajt në një kohë kur regjimi serb përgatitej të zbatonte masat e ndjekjes së përgjithshme të shqiptarëve nga Kosova. Quhej “Debat Publik”, i veshur me fjalë të buta e të ëmbla të pushtetit serb e të ndihmuar nga shumë shqiptarë asokohe në punë të shtetit jugosllav –serb, e që ishin të varur nga pushteti serb, nga i cili kishin standardin, sigurinë materiale dhe karierën.
Ai debat Publik me qytetarë ishte fushatë e Lidhjes Socialiste atëherë, organ kryesor i ndërtimit të pushtetit ashtu si ishte. Debati në të cilin u ngrit dhe kundërshtoi baca Sabit Rexhepi u mbajt në Bashkësinë e Dytë dhe përshkohej me “Shtatë Pikat”, në të cilat pushteti serb kërkonte ndryshim, por sipas të cilëve ai ndryshim do të ishte i mirë për të gjithë –edhe për shqiptarët njësoj. Në të vërtetë në ato Shtatë pika edhe përqëndrohej i gjithë Pushteti Autonom i Kosovës, aq sa ishte e si ishte, e i cili ishte trashëguar në kohë të Jugosllavisë, sa ishte unike, si bashkësi e popujve të barabartë e të lirë.
Ato Shtatë Pika ishin në Kushtetutën e vitit 1974, e cila ishte kritikua nga qeveritarët serbë gjithë kohën dhe ishte halë në sy të tyre, për shkak se ata qeveritarët serbë ishin për heqjen e të gjitha të drejtave për shqiptarët e për përzënie të plotë fizike nga Kosovë, kurse ajo kushtetutë kishte zgjëruar të drejtat politike e ekzistenciale të shqiptarëve në Kosovë edhe më shumë se që i kishte autonomia deri atëherë dhe e cila Kosovën e kishte afruar krejt pran republikave tjera që ishin atëherë pjesë përbërëse e shtetit jugosllav.
Në atë kulm të asaj Fushate, kur pak kishte që dilnin nëpër Kosovë e kundëprshtonin publikisht, sepse ndëshkimet që bënte pushteti serb ishin të tmerrshme, Sabit Rexhepi dual publikisht para masave dhe kundërshtoi e kritikoi veprimtarinë e tillë kundërpopullore, duke shpluar e dënuar veprimet e tilla të mbuluara me dinakëri të qeveritarëve serbë e të shumë shqiptarëve atëherë që ishin me trashëgim edhe në shërbimin serb, nëpërmjet atij të mëparm jugosllav. Menjehere pas perfundimit te debatit, Sabit Rexhepi u arrestua nga policia e fshehtë e sigurimit serb, u maltretua dhe u denua me 1 muaj burg te rendë…
Në ato kohë, të vitetve të robërisë së veçantë 1989 -1999, baca Sabit Rexhepi ishte Koordinator i Vëzhgimit për Gjilan, në përcjelljen e vëzhgimin e lëvizjeve të forcave serbe në teren dhe në mbledhjen e informacioneve të të gjitha llojeve e nevojave të qeverisë paralele shqiptare në vend, si u quajt atëherë.
Pas kërkimit aktiv të Sigurimit të Shtetit serb për arrest e hetuesi, Sabit Rexhepi u detyrua me çdo kusht të largohej nga Kosova, që të shpëtonte jetën pasi që ishte edhe ne Listën për Likuidim nga regjimi serb. Kaloi ato kohë në Gjermani, ku e strehua nëpër Kampe refugjatësh, ku kishte shqiptarë refugjatë –por edhe njerëz nga gjithë bota, e gjendur në vatra krize luftrash e shkatërrimesh, si ndodhin më ato pandërprerë nëpër botë.
Jeta në Kampe i shërbeu për të mësuar e marrë përvojë si dhe për të përshtatur e riorganizuar aktivitetet për atdheun. Në Kampe por edhe la një mbresë të pakrahasueshme për mirë tek administratorët vendorë gjermanë, sa ata me bacën Sabit vendosnin një urë ndërlidhjeje e bashkëpunimi, në koordinimin e ndihmave e përkrahjeve për refugjatët, në edukimin e tyre përmes mënyrave sociale vendore si dhe në organizimin e masave në kampe për jetën në ato kampe deri në dalje, si dhe në ruajtjen e rendit e sigurisë përbrenda. Në këtë baca Sabit kishte një nder prijësi ndër refugjatët, të cilët për çkadoqoftë këshilloheshin me të dhe merrnin udhëzimet e tij…
Pas do kohe, i pakënaqur fare me gjendjen nëpër Kampe, Sabit Rexhepi në njërën nga bisedat telefonike me atdhetarin Nazmi Hoxha vendos të kthehet në Shqipëri, pasi ato kohë Nazmi Hoxha kishte një fabrikë për prodhimin e Vajsapunit në Rrogozhinë -Shqipëri, dhe kështu kthehet në Shqipëri dhe fillon punë në këtë fabrikë. Aty punoi dhe veproi më se pesë vjet, deri në dhjetor 1999, kur kthehet në Kosovë.
Sabit Rexhepi u punësua vonë në Gjilan, më 2007, në Administratën Komunale, ku punoi deri në pension. Ndërkohë iu ndan shumë Shpërblime dhe Mirënjohje, Dekorata e Falënderime, të cilat familjarët i ruajnë në përkujtim të bacës Sabit dhe të cilat na takojnë edhe neve të gjithëve shokëve dhe veçmas Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Kosovës, Degës në Gjilan, ku baca Sabit ishte edhe Kryetar më se dy mandate, sa qe gjallë.
VEPRIMTARIA LETRARE
Baca Sabit Rexhepi ishte edhe veprimtar letrar e artistik dhe ishte anëtar i shumë klubeve e shoqatave të veprimtarive letrare artistike në qytet e me rrethinë, po edhe nëpër tërë Kosovën e gjetiu. Bacën Sabit e njihnin nga të gjitha trojet shqiptare dhe jeta e tij ishte e përmbushur me shokë e miq, që nuk e linin gjithë kohën të merrej as me vetën, nga shoqërimet gjithë kohën me ta.
Veprat letrare:
Për republikë 1, kronikë
Për Republikë 2, kronikë
Buka e tokës tonë, poezi
Ka edhe një sërë dorëshkrimesh me fjalë të urta e aforizma, që presin për botim.
Është rast i rrallë që botimet e tij janë shpërndarë e shitur për kohë të shpejtë dhe të cilat baca Sabit Rexhepi i ribotoi disa herë sa qe gjallë. Shkaku i kërkesave të mëdha për librat e tij sipas shumë njerëzve që treguan e tregojnë vetë, është gjuha e lirë njerëzore dhe e dashur përgjat gjithë rrëfimit në libra, si dhe qiltërsia e besnikëria e të shkruarit, me kulturë të lartë përgjegjësie.
Njëherë pat thënë: “Po të kishte ditë nana për veprimet e mia, kurrë nuk do të më kishte lanë të merresha me to, sepse nuk ka nanë që i thotë fëmijës së saj:” –shko biro, a bijo, në burg, a në luftë, a vdis!”…Secili vendosë për vete, për jetë të vet, por prindi nuk ka fuqi t’i thotë fëmijës së vet, të përfundon jetën për asgjë!…
Baca Sabit Rexhepi ndërroi jetë më 19 janar 2020
Ky Përkujtim në Njëvjetor le të jetë sa më i gjatë tek të gjithë ne, që ishim me të sa qe gjallë, -e që e njohëm!
Të tillë si baca Sabit Rexhepi ndihmuan kombin tonë të kapërcente murin e robërisë më 1999, me jetë të tyre në sakrificë deri në fund.
Të tillët ishin brezi i mijëvjeçarëve dhe të tillë do të mbetën përgjithmonë në kujtesë të kombit.
Lavdi!
Dega e SHBPK
GJILAN