• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Gjilan
  3. Haziri: Jemi krenarë që po normalizohet mësimi në shkollat e Gjilanit
Gjilan Info+

Haziri: Jemi krenarë që po normalizohet mësimi në shkollat e Gjilanit

Redaksia 2LONLINE 18 Janar, 2021 3 minuta lexim
 Haziri: Jemi krenarë që po normalizohet mësimi në shkollat e Gjilanit

Me rastin e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë të vitit shkollor, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me drejtorin e Arsimit, Nazim Gagica, kanë qëndruar në shkollën fillore “Thimi Mitko”, për të parë nga afër procesin mësimor.

“Drejtoria e Arsimit ka arritur që ta nis mësimin në shkolla në mënyrën më të mirë dhe jemi krenarë që mësimi po normalizohet në shkollat tona. Normalizimi i procesit mësimor si tendencë nuk është vetëm që ta provojmë këtë, por edhe ta zbatojmë. Besojmë shumë që po shkojmë drejt mbylljes së pandemisë”, tha kryetari Haziri.

Ai ka konfirmuar se po punohet në ndërtimin e aneksit të shkollës “Thimi Mitko” për të krijuar kushte më të mira, derisa në 11 shkolla tjera po punohet sipas planeve.

“Çerdhja e re në lagjen Arbëria përfundon sivjet, sikurse edhe objektet përcjellëse për infrastrukturë shkollore. Po shkojmë drejt mbylljes së investimeve në infrastrukturë, ku mësimdhënësit dhe nxënësit do të kenë hapësirë më të madhe veprimi. 3.2 milionë euro nga të hyrat komunale shkojmë gjithmonë në arsim, ndërsa mjetet tjera shkojnë në bujqësi e shëndetësi”, ka shtuar Haziri.

Haziri ka apeluar prindërit që në rast që shohin simptoma tek fëmijët e tyre, të mos i sjellin ata në shkollë, sikurse edhe për mësimdhënësit, në mënyrë që ta parandalohet infeksioni.

“Sot kanë lëvizuar rreth 25 mijë qytetarë, pra një e treta e banorëve është në lëvizje, dhe ta preventojmë e të mos lejojmë në asnjë mënyrë që të bëhemi burim i infeksionit”, shtoi Haziri.

Drejtori i DKA’së, Nazim Gagica, ka bërë të ditur se në të githa shkollat e Gjilanit mësimi ka filluar me kohë, ndërkohë që paraprakisht janë furnizuar me mjete higjienike dhe sanitare.

“Besoj që deri në Qershor kemi material të mjaftueshëm sanitar e higjienik. Lutem për kujdes të shtuar, edhe të nxënësve, mësimdhënësve dhe menaxhmetit. Faleminderit kryetarit Haziri për mbështetjen e madhe”, tha Gagica.

“Ditën e parë e kemi filluar shumë mirë, duke i respektuar të gjitha rekomandimet e IKSHPK. Nxënësit dhe mësimdhënësit kanë qenë në shkollë që të gjithë. Nuk kemi ndonjë rast të konfirmuar me COVID-19 dhe shpresojmë shumë që gjithçka do të ecë mbarë”, tha nga ana tjetër, drejtoresha e “Thimi Mitko”, Sevdije Sadiku. /2LONLINE.com/

Etiketat:aktuale drejtorin e Arsimit Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri mesimi Nazim Gagica pandemia shkolla
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Opinion

G7 për Serbinë – luftë kundër dezinformatave mbi gjenocidin

19 Maj, 2022
Opinion

Aman vrisni të gjithë luftëtarët!

19 Maj, 2022
Aktuale

Presidentja Osmani përkujton 23-vjetorin e Masakrës së Dubravës

19 Maj, 2022
Policia

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”

19 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

FSK-ja pjesë e garës ndërkombëtare “International Cyber Security Exercise”

19 Maj, 2022

Policia në dy raste të ndara parandalon kontrabandën me kafshë 

19 Maj, 2022

FSK-ja mbanë trajnime për studentët e mjekësisë

18 Maj, 2022

FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “EFES 2022”

18 Maj, 2022

KPF rekomandon për Kuvend anulimin e vendimit për PZHK 2021-2029  

18 Maj, 2022

Komandanti i FSK-së po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Gardën Kombëtare të Ajovas

18 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com