Përmes një tubimi madhështorë që u mbajt sonte me qytetarë nga Zhegra, Llashtica, Haxhajt, Lladova, Pidiqt, Shurdhan e Nasalë iu urua mirëseardhje kandidatit për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu.
Para qytetarëve të “Grykës së Karadakut”, u bë prazantimi i kandidatëve për asamblenë komunale nga radhët e AAK-së që vijnë nga këto anë; Sabri Rexhepi, Arlind Ajeti, Shukri Abdullahu, Ilir Zeqiri, Mustafë Aliu, Arta Haziri-Nuhiu dhe Dafina Demi, të cilët u zotuan se do të jenë pikërisht ata të cilët do t’ia ndryshojnë imazhin kësaj ane, ngase kanë mbështetjen e Rexhep Kadriut, përderisa ky i fundit ka mbështetjen e kryeministrit Haradinaj për ta rikthyer vëmendjen institucionale kah vendi i heronjve e dëshmorëve të kombit.
Rexhep Kadriu tha se kemi hy në fazën finale të fushatës elektorale dhe se tani koha llogaritet me ditë deri në ditën e zgjedhjeve.
“Gjatë një muaji gati, kemi shpalosë ofertën tonë para qytetarëve, iu kemi konfirmuar vendosshmërinë tonë për ta ndryshuar Gjilanin. Nuk ka pjesë të territorit të Gjilanit që nuk e kemi skanuar gjendjen reale të qytetarëve, si rezultat i kësaj kemi hartuar një program i cili ka me prekë çdo fshat, lagje, familje”, tha Rexhep Kadriu.
Ai shtoi se në konkurse të ndryshme për punë, kriter i parë është përvoja e punës, dhe ku mund të bëhet përvojë kur nuk ka punë.
“Ne do ta bëjmë Parkun Industrial në të cilin do të hapen mbi dhjetë fabrika në të cilat do të krijohen me qindra e mijëra vende pune. Ne kemi bë marrëveshje me dy kompani të huaja të cilat do të nxisin edhe kompani tjera për investime këtu. Kemi përkrahjen e plotë edhe të kreut të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj”, përfundoi Kadriu.
Sponsorizuar nga AAK