/Rexhep Kadriu/
Ju faleminderit shumë që sot na u keni bashkëngjitë në këtë tubim protestues kundër mbajtjes në Francë të Heroit të Kosovës, ish Kryeministrit Ramush Haradinaj. Sot, ne jemi këtu jo për ndonjë kauzë politike apo partiake, por për një dhe të vetmen kauze të mirëfilltë të shqiptareve – për kauzën kombëtare. Ka qenë dhe mbetet kjo kauze më e madhe se gjithçka tjetër për ne. Për këtë kauzë, z. Haradinaj dha anëtarë të familjes, dha poste e pushtet, dha gjithçka nga vetja e vet. Ai nuk u kursye kurrë për Kosovën, për lirinë e pavarësinë e këtij shteti. Ai u be dhe tani është hero i gjallë i vendit tonë.
Sot, në vend se ai të jetë me familjen e vet, ai mbahet nëpër gjyqet e Francës. Privimi nga liria e Haradinajt është privim nga drejtësia për të gjithë ne. Haradinaj është simbol i rezistencës sonë kundër egërsisë pushtuese dhe i vullnetit tone te hekurt për liri, demokraci e pavarësi.
Ashtu siç nuk e ndaloi Haradinajt as acari e as stuhia ne luftën e tij për lirinë tonë dhe në politik bërjen e tij për shtetësinë e Kosovës, as ne nuk do na ndalë. asgjë që të kërkojmë gjithë së bashku lirimin e tij. Lirimi i menjëhershëm i Haradinajt është kërkesë e të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Prandaj edhe në Gjilan sot jemi gjithë se bashku në mbrojtje të Haradinajt sepse përmes tij mbrojmë luftën tonë të drejtë për çlirim.
Nuk ka çmim që shpaguan sakrificën e luftës sonë për liri. E nuk ka shembull ma të mirë të kësaj sakrifice se sa ai i z. Haradinaj dhe familjes së tij. Nëse kulmi i kësaj sakrifice ishte familja Jashari, familja Ramadani, familja Shemsiu, familja Mala,familja Berisha, familja Zeka sot simbolizëm e tyre – por ne paqe – po e bart z. Haradinaj.
Në emër të AAK-së dhe të gjithë mbështetësve të z. Haradinaj kudo që janë, ju shprehë mirënjohjen time më të thellë nga zemra për prezencën tuaj këtu. E kuptoj se edhe te qenurit këtu sot në këtë acar është një sakrifice sado e vogël; por me vlere të madhe! Ne do qëndrojmë me Z. Haradinaj për hir të Kosovës, për hir te drejtësisë dhe për hir të shtetësisë sonë që kurrë më nuk do zhbëhet i pëlqeu ose nuk i pëlqeu dikujt.
Haradinaj edhe mund të ndalet e burgoset padrejtësisht, por assesi edhe populli shqiptar. Ai ishte për këtë popull dhe ky popull nuk e harron. Haradinaj është sot me ne. Ne jemi me të me shpirt e me zemër. Jemi një – për Kosovën dhe për kombin tonë! Jemi një sot e përmot. /2L ONLINE/
/Rexhep Kadriu, është kryetar i AAK-së Dega në Gjilan, njëherësh nënkryetar komune. Kjo është fjala e tij e lexuar në protestën e sotme të mbajtur në Gjilan në mbështetje të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, i arrestuar më 4 janar nga policia franceze në aeroportin e Baselit. Ai është arrestuar në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004/