Projektligji i përgjimeve të telekomunikimeve, është kriteri shtesë ligjor për liberalizimin e vizave që i është vënë Kosovës nga Komisioni Evropian.Këtë projektligj që në fillim e inicioi Ministria e Brendshme, Komisioni Evropian ka kërkuar që ta bëjë Ministria e Integrimit Evropian, shkruan Tribuna.
Drafti i ligjit ka qëndruar për 6 muaj në Bruksel, ndërsa për pak ditë duhet të dorëzohet në Kuvend.Këtë kërkesë specifika e ka konfirmuar për Tribuna, ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku.Ajo ka thënë se Komisioni Evropian e futi këtë ligj në pakon e ligjeve për përmbushjen e kritereve për liberalizim vizash.