Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) moti gjatë vikendit në Kosovë, parashikohet të jetë kryesisht i vranët.
Deri sa dita e shtune parashihet të jetë pa reshje, pasditja e së dielës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të ç’rregullta dhe reshje bore. Mëngjesi i së dielës parashihet të jetë me ngrica të lehta dhe vende-vende me mjegull ,si pasojë e radiacionit dhe ndryshimeve fizike në troposferë.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s.