Kanë përfunduar tri takimet e sotme, të fundit në Superligë për vitin 2019. Ballkani e ka mbyllur me humbje stinorin vjeshtor të këtij sezoni, por përsëri do të mbetet në krye të tabelës.
Skuadra nga Suhareka në xhiron e 17-të u mposht nga Vushtrria me rezultat 1-0.
Ferizaji ka shënuar fitore të madhe në Skenderaj duke mposhtur Drenicën me rezultat 0-2.
Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ka shënuar fitore të madhe në Drenas. Kampionët në fuqi mposhtën Dukagjinin me rezultat 4-2.
Ballkani e mbyll stinorin në vendin e parë me 34 pikë, dy më shumë se Gjilani dhe tri më shumë se Drita dhe Prishtina.
Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e Kupës së Kosovës.