Futbollistët e Kosovës kanë stërvitur tri orë më herët se zakonisht, pasi seanca stërvitore nisi në ora 15:00.
Kjo për arsyeje që futbollistët të ambientohen me temperaturat e ditës, pasi edhe sfida me Çekinë luhet nga ora 15:00. Në stërvitjen e sotme grupi ishte i plotë dhe pati një atmosferë shumë të mirë te lojtarët.
Ndryshe Kosova të shtunën në “Fadil Vokrri” e pret Republikën e Çekisë me fillim nga ora 15:00.