Ka përfunduar projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës.
Ky pilot projekt është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës.
Ky projekti ka arritur vlerën afër 130 mijë euro.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, duke uruar banorët e fshatit Karaçevë, tha se ai do të vazhdojë me punë për qytetarët e komunës së Kamenicës.
“Ka përfunduar projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Karaçevë e Epërme. Gjatë kësaj qeverisjeje, dora e institucionit është shtrirë edhe në fshatra, por normalisht që kemi akoma punë duke pasë parasysh shtrirjen territoriale që ka komuna jonë. Urime banorëve të Karaçevës! Vazhdojmë me punë për qytetarët tanë”, tha Kastrati.