DYLON

Kamenica me 32 raste aktive me koronavirus

Kamenica me 32 raste aktive me koronavirus
Avatar photo Redaksia

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se pas mostrave të marra në Komunën e Kamenicës katër persona kanë rezultuar pozitiv.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati duke lutur qytetarët për kujdes të shtuar tha se ky virus është duke u shpërndarë shumë shpejtë, e kjo duhet të na shërbej si vetëdijësim për secilin prej nesh.

“Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam se sot janë identifikuar edhe katër (4) raste të reja me #COVID19. Ky virus i cili po shpërndahet me një shpejtësi tejet të madhe, duhet të na shërbej si vetëdijësim për secilin prej nesh. Kujdesuni për veten, familjen e njerëzit përreth. #Vendosmaskën, #pastroduart e #mbajdistancë, sepse vetëm #bashkë mund ta parandalojmë shpërndarjen e virusit SARS-CoV-2”, ka thënë Kastrati.

EkoHigjiena

Numri total deri më tani i të infektuarve në Komunën e Kamenicës është 101, ku nga ta 65 janë shëruar plotësisht, 32 raste janë aktive dhe katër persona kanë humbur jetën.

Mbani distancë, përdorni maska dhe pastroni duart shpesh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.