Federata e Kick-Box-it të Kosovës është bërë e 24-ta që ka përfunduar me sukses kursin për administratorë sporti, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Për dy ditë radhazi përfaqësuesit e Federatës së Kick-Box-it të Kosovës dhe klubeve të këtij sporti, mësuan për realizimin e planit strategjik 2019-2024.
Ligjërues të rregullt ishin: Besim Hasani (MEMOS XVIII) drejtor i programit për kurse/Solidaritet Olimpik-Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Elda Gjoka (MEMOS IX) drejtoreshë e kursit kombëtar, licencuar gjithashtu nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në ndarjen e certifikatave të nënshkruara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ishte edhe kryetari i Federatës së Kick-box-it të Kosovës, Fatmir Makolli.