Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, Komuna e Kamenicës ka bërë dezinfektimin e hapësirave të brendshme të disa institucioneve publike.
Më datë 31.08.2021 ka përfunduar dezinfektimi i Stacionit Policorë në Kamenicë, Qendrës së Regjistrimit të Autmjeteve, Qendrës Kryesore Familjare, Ambulancës kati i parë, Laboratori, Objekti ku po trajtohen pacientët me COVID-19, Objektin e Vaksinimit, Kontejnerin, Barakën e Rojtarëve, Qendrën e Mjekësisë Familjare në Roganë, si dhe Stacionin Policorë në fshatin Muçiverc. /2LONLINE.com/