DYLON

Policia nuk e ndalë dorën, brenda 24 orëve shqipton gati 4 mijë gjoba në bazë të ligjit Covid-19

Policia nuk e ndalë dorën, brenda 24 orëve shqipton gati 4 mijë gjoba në bazë të ligjit Covid-19
Avatar photo Redaksia

Po vazhdojnë gjobat për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anticovid, porse numri i tyre po rritet dukshëm, dita-ditës.

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nga ana e policisë janë shqiptuar  3 mijë e 981 tiketat në bazë të ligjit Covid-19, për mosrespektim të këtyre masave.

EkoHigjiena

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Përndryshe, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë shënuar 26 raste të vdekjes dhe 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 26.886. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.