Kompania e kontraktuar ka përfunduar dezinfektimin e disa objekteve-institucioneve në Komunën e Kamenicës.
Sipas komisionit për mbikqyrjen e punëve në terren janë dezinfektuar këto objekte-institucione: Qendra e Mjekësisë Familjarë në Hogosht, AMF-të në Busavatë, Kopërnicë, Muqiverc dhe Karaqevë të Ulët, Shtëpia e Komunitetit në Kamenicë si dhe Stacioni i Zjarrëfikësve në Muqiverc.
Ndërsa sipas këtij komisioni, Ambulanta e Mjekësisë Familjarë në Strezovc dhe në Shipashnicë të Epërme nuk janë dezinfektuar, dhe do të dezinfektohen herën tjetër. /2LONLINE.com/