DYLON

Kuvendi Komunal i Vitisë përmbylli punimet për vitin 2020

Kuvendi Komunal i Vitisë përmbylli punimet për vitin 2020
Avatar photo Redaksia

Kuvendi komunal i Vitisë, ka mbajtur sot seancën e IX-të të rregullt, në të cilën është debatuar dhe janë miratuar të gjitha pikat që ishin paraparë për këtë mbledhje.

Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, ka kërkuar nga këshilltarët që me një minutë heshtje të nderohen 3 zyrtarët komunal të Vitisë, të cilët ndërruan jetë gjatë këtij muaji.

E më pas, këshilltarët komunal, kanë miratuar propozim vendimin për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, propozim vendimin për dhënien e pronave komunal për vitin 2021, është miratuar ndryshim plotësimi i Propozim rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba Nr. 02-110/05-1270 e datës 04.12.2020, si dhe është dhënë një informatë mbi punën e kuvendit komunal dhe komiteteve funksionale për periudhën janar- dhjetor 2020, Seanca e sotme, ishte e fundit për këtë vit me të cilën edhe ky institucion përmbylli punimet për vitin 2020. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.